E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi i Fule Pas Haxhic Serbia te njohe Kosoven

“Duke arrestuar të akuzuarin e Hagës për krime Lufte Goran Haxhiç Serbia i është afruar marrjes së statusit të kandidatit për në BE, por ajo duhet të ndërmarrë edhe reforma të tjera politike dhe të bëjë përpara në marrëdhëniet me Kosovën, ka tërhequr vërejtjen Komisionari i BE-se për zgjerim i BE-së, Stefan Fule.

Gjatë një interviste për radion Europa e Lirë në serbisht, Fyle ka shtuar se arrestimi i Haxhiç nuk mjafton për Serbinë që të marrë statusin e vendit kandidat në BE. Sipas tij, çështje kryesore e pazgjidhur mbetet raporti i Beogradit ndaj Kosovës.

Në kuadër të dialogut, megjithatë ende nuk është hapur çështja më e ndjeshme, statusi i Kosovës dhe kjo është një gjë që së shpejti duhet të ndodhë, është shprehur Fule.

“Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian pa zgjidhjen e këtij problemi, për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi. Beogradi e Prishtina, me ndihmën e BE-së, duhet ta gjejnë këtë zgjidhje”, ka përfunduar Fule.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›