E Diel, 1 Nëntor 2026

Goran Haxhic nuk pranon fajesine perpara Gjykates se Hages

Ish udheheqesi i serbeve te Kroacise Goran Haxhic nuk pranoi fajesine kur doli sot para gjykatesve ne gjykaten e Kombeve te Bashkuara ne Hage.

Goran Haxhic nuk pranoi te prononcohej fare per fajesine kur doli per here te pare muajin e kaluar para gjykates per krimet e luftes ne ish Jugosllavi.

52 vjecari Haxhic perballet me 14 akuza per krime lufte dhe krime kunder njerzimit per pjesemarrjen e tij ne konfliktin ne ish Jugosllavi ne fillim te viteve 90-te.  Ai u arrestua muajin e kaluar dhe u ekstradua ne Hage pasi i shpetoi drejtesise per 7 vjet. Ai akuzohet se ka dhene urdher per vrasjen e qindra banoreve jo-serbe te Kroacise dhe deportimin e mijera te tjereve.

Haxhic ishte personi i fundit i kerkuar nga Gjykata e Hages. Ai u arrestua dy muaj pasi autoritetet kapen Ratko Mlladicin i cili po gjykohet nen akuzat per gjenocid per masakren e Srebreniesa me 1995.

Ekstradimi i Haxhicit ne Hage pasoi arrestimin e Mlladicit dhe te Radovan Karaxhicit 3 vjet me pare duke eliminuar keshtu nje pengese per Serbine qe te fillonte bisedimet me Bashkimin Evropian per anetaresimin ne kete institucion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›