E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, kapet në kufi kosovari, i dënuar me 16 vite burg

MORINË- Kapet në pikën doganore të Morinës një 39-vjeçar nga Kosova, i dënuar me 16 vite burg.

Feim Muca ka rënë në prangat e policisë shqiptare, ndërsa po tentonte të kalonte në vendlindje pas pushimeve të kaluara në bregdetin e shqiptar.

Sipas informacioneve nga policia kufitare Muça, banues në Kosovë, kishte emigruar në perëndim për disa vite dhe gjatë kontrollit në sitemin TIMS, ka rezultuar se ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se ai kërkohej ne Hungari, ku ishte dënuar në mungesë me 16 vite burg për veprën penale të “Trafikimit të qënieve njerëzore”.

Vetëm gjatë dy viteve të fundit në Pikat e Kalimit të Kufirit në Morinë të Kukësit janë ndaluar më shumë se 60 persona nga Kosova, kryesisht emigrantë në perëndim, të kërkuar nga Interpoli me akuza të ndryshme penale si shpërndarje droge, kontrabandë mjetesh dhe trafik të qënieve njerëzore.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›