E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia mbeshtete teresine tokesore te Kosoves

Kryeministrja e Kroacise Jadranka Kosor tha sot se vendi i saj mbeshtete teresine tokesore te Kosoves dhe angazhohet per te ndihmuar edhe bisedimet ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Ajo i beri keto komente gjate vizites se sotme ne Kosove ne krye te nje delegacioni qeveritar dhe afarist te shtetit te saj.

Ne kete vizite qe nuk eshte pare me sy te mire nga Serbia ajo vuri theksin tek e kaluara e perbashket e Kosoves dhe Kroacise dhe synimet e tyre te perbashketa per integrime ne strukturat euroatlantike.

Miqesia ndermjet popujve tane eshte vertetuar ne luften kunder tiranit Sllobodan Miloshevic dhe aspiratave serbomedha dhe ne kete te dyja palet kemi deshmuar sukses dhe cka eshte me e rendesishmja vendosmeri tha zonja Kosor.

Ajo tha se Kroacia e ka njohur nder te paret pavaresine e Kosoves dhe vazhdon te mbeshtese perpjekjet per ndertimin e nje shoqerie te qendrueshme dhe te paqes e bashkepunimit.

Teresia tokesore e Kosoves dhe kultivimi i te drejtave te barabarta per secilin individ qytetar apo komunitet jane ceshtje te cilat Kroacia i mbeshtet ne vazhdimesi tha ajo duke i siguruar mikpritesit e saj per mbeshtetje ne rrugen drejt integrimeve evropiane dhe te gjitha proceset politike. Kryeministrja Kosor tha se Kosova tek Kroacia mund te gjeje mikun me te mire ne Evropen Juglindore.

Per ne eshte me rendesi qe te vazhdojne perpjekjet per riperteritjen e bisedimeve ndermjet Prishtines dhe Beogradit tha ajo duke nenvizuar se Kroacia mbeshtet deklaratat e kancelares gjermane Angela Merkel te bera ne Beograd nje dite me pare ne mbeshtetje te teresise tokesore te Kosoves dhe rruges per zgjidhjen e problemeve te perbashketa te Kosoves dhe Serbise.

Kancelarja Merkel beri thirrje nje dite me pare qe Beogradi te menjanoje strukturat paralele ne veriun e Kosoves.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se qeveria e tij eshte e vendosur qe te shtrije autoritetin e plote ne veriun e vendit.

Strukturat ilegale qe ekzistojne ne veri do te shperbehen. Ata qe kane shkelur ligjin do te ballafaqohen me drejtesine dhe ne kete drejtim nuk do te kete kompromis tha kryeministri Thaci.

Mbi 40 kompani afariste kroate ishin pjese e delegacionit te Kroacise qe qendroi ne Kosove per te diskutuar mes tjerash edhe mundesite e shtimit te eksporteve te mallrave kroate ne Kosove pas vendimit te qeverise se Prishtines per te ndaluar importet nga Serbia.

Vendimi qe u morr me 20 korrik ishte kunderpergjigje ndaj ndalimit qe Serbia u kishte bere mallrave nga Kosova pas shpalljes se pavaresise se kesaj te fundit.

Nje muaj pas vendimit te qeverise se Kosoves ekspertet e ekonomise thone se ndalimi i importeve nga Serbia nuk ka krijuar boshllek ne tregun e Kosoves.

Shtetet e rajonit jane vene ne perpjekje per te fituar tregun dhe per te zevendesuar importet nga Serbia qe ne vitin 2010 kishin arritur ne rreth 320 milion euro. Kroacia eshte njera prej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›