E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, vijon zjarri në fshtin Dëllinjë, digjen 150 ha pyje

VLORË- Po merr përmasa gjithmonë e më të mëdha zjarri i rënë disa orë më parë në fshatin Dëllinj në Vlorë.

Deri tani raportohet se janë shkrumbuar rreth 150 ha pyje me pisha, ndërsa kërkohet edhe ndërhyrje nga ajri.

Zjarrëfikësit bëjnë me dije se është e pamundur ndërhyjra e tyre për shuarjen e flakëve për shkak të terrenit shumë të vështirë si dhe sipërfaqes së madhe të zjarrit.

Mësohet se forcat zjarrëfikëse kanë kërkuar ndihmë nga ajri për shuarjen e flakëve dhe izolimin e tyre.

Ndërkohë që era po favorizon përhapjen e flakëve me shpejtësi.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Zjarret në vend, Dilaver Laci: Zjarrvënësit të paguajnë dëmet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›