Zjarret në vend, Dilaver Laci: Zjarrvënësit të paguajnë dëmet
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës në vend, Dilaver Laçi deklaron se personat që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme duhet të paguajnë koston financiare të dëmit por edhe të shërbimit zjarrfikës.
Në një intervistë për NEWS 24 Laci deklaron se gjatë këtyre ditëve zjarret janë shtrirë në disa qytete të vendit dhe situata po përballohet me kapacitet maksimal të shërbimit zjarrfikës.
“Po marrim masa për të ndryshuar ligjin për shërbimin zjarrfikës. Të gjitha shërbimet që kryejnë zjarrfikësit dhe policia e shtetit do t’u vihet në ngarkim personave që kapen duke vënë zjarrin.”- deklaroi Laçi. Ai raporton se janë ndaluar 9 persona, katër prej të cilëve po ndiqen në gjëndje arresti.
Sipas drejtorit të zjarrfikësve një tjetër shkak kryesor i zjarreve janë dhe temperaturat e larta.“Temperatura 39 gradë celcius në zonat malore është disi e pazakontë.”- nënvizon Laçi, ndërsa sa i përket zjarrvënies së qëllimshme ai shton se kjo bëhet zakonisht nga “barinjtë të cilët kërkojnë përmirësimin e kullotave”
Për të përballur më mirë situatën e zjarreve në vend, Laci thotë se sektori që ai drejton ka venojë për përmirësim të mëtejshëm.
“Ne nuk jemi të pajisur me makina për ndërhyrje në zonat malore, si dhe makinat tona nuk janë të përshtatshme për zonat pyjore. “- tha Laçi.
Ai kërkon dhe shpreson për shtim fondi nga buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm pasi është bërë i domosdoshëm për pajisjen me mjete të reja.
Sipas statistikave numri i zjarreve krahasuar me vitet e kaluara është më i vogël, pa dëme në njerëz dhe në shtëpi të banura, ndërsa dëmet kryesore janë në pyje, ullishte dhe agrume.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vlorë, vijon zjarri në fshtin Dëllinjë, digjen 150 ha pyje VIDEO: Zjarret në vend, Dilaver Laci: Zjarrvënësit të paguajnë dëmet