E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shiste lëndë narkotike, pranga 21-vjecarit

ELBASAN- Një 21-vjeçar është arrestuar mesditen e sotme nga policia, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Burime nga policia e  Elbasanit bëjnë me dije se kanë arrestuar 21-vjecarin Serxho Piku , teksa është kapur në flagracë në vendin e quajtur ‘Furra e Xhevatit’ në lagjen Qemal Stafa.

Specilatistët e seksionit kundër narkotikëve, gjatë kontrolli fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 qese farmaceutike lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

21-vjecari do të përballet me akurën “ prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›