E Diel, 1 Nëntor 2026

Goran Paskaljevic: U vlerësua kualiteti dhe humaniteti në filmin Muajt e Mjaltit

Bashkëprodhimi i parë shqiptaro-serb nominohet nga Akademia Europiane e Filmit

Pas suksesit që koproduksioni i parë shqiptaro-serb, Honeymoons (Muajt e Mjaltit) me regjisor Goran Paskaljevic dhe bashkëskenarist Genc Përmetin arriti të kishte në Venecia Film Festival, Toronto, Pousan, Abu Dhabi, çmimeve në Vallalloid, Selanik, Cleavland, Festival

des Alpes në Francë, si dhe pjesëmarrjes në mbi 30 festivaleve në të gjithë botën, tashmë në 9 shtator do të ketë premierën në mini distribucionin që është marrë nga MoMA në New York. Skenari është një ndërtim i vetë regjisorit Goran Paskaljevic dhe Genc Përmetit, të cilët kanë shkruar dy histori të ngjashme, një serbe dhe një shqiptare, që ecin paralelisht, pa u takuar askund, që rrëfen marrëdhëniet shumëshekullore mes dy popujve, bëhet fjalë për realitetet e të dy vendeve, të cilët ngjajnë aq shumë dhe ndajnë të njëjtën shpresë, Europën. I cilësuar si një film, i cili ka hyrë në histori edhe gjatë këtij viti ku ai është prezantuar denjësisht në disa festivale ndërkombëtare të filmit. Deri më tani Honeymoons (Muajt e Mjaltit) është shfaqur në kontinentin Amerikan në festivalet e filmave në Toronto, Santa Barbara, Cleavland, Miami, New York Human Right New York, por në të njëjtën kohë Honeymoons është përzgjedhur nga European Film Awards (Oscar European) për edicionin e sivjetshëm, i cili do të mbahet në Tallin më 4 dhjetor 2010. Ftesa erdhi javën e kaluar dhe për Hoenymoons është një sukses që mund ti hapë dyert e kinemave në vendet e tjera Europiane. Deri më tani filmi ka pasur distribucion në Francë nga Eurozoom premiera e të cilës u zhvillua më 17 dhjetor, në Zvicër, Gjermani dhe Spanjë në të cilën vazhdon të jetë në kinema në disa qytete të Spanjës. Kjo është hera e parë që një produksion shqiptar përzgjidhet nga ky organizëm. Paskaljevic është fitues i çmimit FIPRESCHI në vitin 1999 me filmin Cabaret Balcan.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›