E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom bllokon thirrjet për kartat Alban Tirana

AKEP nis procedurat për konfliktin mes dy operatorëve telefonikë

Kompania Albtelekom ka bllokuar thirrjet përmes kartave Alban Tirana me pretendimin se nuk ka mundësi teknike për realizimin e thirrjeve. I njëjti problem shfaqet edhe mes Albtelekom dhe kompanive celulare. Ndërkohë që pretendimi i Albtelekom se ekziston

një marrëveshje direkt me operatorët celularë për këtë shërbim, nuk qëndron pasi asnjë marrëveshje e tillë nuk është depozituar në AKEP. Albtelekom menaxhon marrëdhënie me mbi 80 subjekte të aksesuar dhe iterkonektuar në rrjetin e tij dhe nuk mund ti përgjigjet interesave individuale pa u siguruar që kjo nuk do të efektojë teknikisht të gjitha lidhjet e tjera të aksesit dhe interkoneksionit në lidhje me evidentimin e trafikut te shkëmbyer. Në kuadër të liberalizimit të tregut ATN ka mundësinë e zgjedhjes së tranzituesit si dhe mundësinë e lidhjes direkte me operatoret celular. Albtelekom sqaron se Alban Tirana Nascendo Al është i lirë të zgjedhë rrugë alternative për ti ofruar këtë shërbim përdoruesve të tij të kartës.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›