E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadia deklaroi para disa ditësh se Vodafon po sponsorizon Mozaikun me 4 milionë lekë

Mashtrimi që i është bërë qytetarëve shqiptarë me atë që sot quhet projekt restaurimi ndaj Mozaikut në Muzeun Historik Kombëtar, tashmë duket fare qartë. Jo vetëm pasi kjo vepër arti prej disa muaj po qëndron e mbuluar me imazhin e një kompanie, e cila vijon ta mbajë të mbërthyer këtë vepër, që njëkohësisht është dhe monument kulture, por deri tani aty nuk ka asnjë shenjë të fillimit të punimeve. Drejtues të këtij projekti të përfshirë në afera korruptive, duket se nuk kanë asnjë lloj interesi që kjo vepër

ti kthehet qytetarëve. Gazeta SOT arriti të sigurojë kontratën, e cila e tregon fare hapur këtë mashtrim që është bërë nga Arbër Kadia, drejtor i DRKK i cili ka nënshkruar dhe këtë marrëveshje mes kompanive. Në një kohë kur kompania Vodafon po përfiton me qindra milionë lekë, Kadia vetë bëri të ditur para disa ditësh se kostoja e këtij projekti arrin në 40 milion lekë. Kostoja e këtij projekti në total arrin 40 milion lekë, dhe kjo është kostoja paraprake. Kjo ka të bëjë me të gjithë procedurën dhe normalisht aplikimi i të gjithë metodave për të arritur tek produkti final, cilëson ai. Duke u përpjekur të shpjegojë se si është gjendja e këtij mozaiku, për të cilën ka ditë që është bërë e ditur dhe nuk ka akoma asnjë ndërhyrje, gjë që të bën të mendosh se ndoshta qëllimisht po vonohen punimet, Kadia nuk jep një përgjigje të saktë se kur pritet të mbarojë ky projekt, por nuk duket askund emri Vodafon në kontratë. Për mua është e rëndësishme që të bëhet restaurimi, mua nuk më intereson reklama, unë nuk jam ekspert reklamash. Kontrata me kompaninë Vodafon përmban të gjitha detyrat e subjekteve të ndryshme, të cilat janë partnere në këtë restaurim. Nga ana DRKK dhe IMK jepet ekspertiza e plotë dhe nga ana e Vodafon jepet donacioni për këtë projekt, pohon ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›