Shkodër, e zë korenti, vdes elektriçisti

Një 50 vjeçar nga Velipoja ka gjetur vdekjen pasi e ka zënë korrenti në krye të detyrës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mali-Kolaj, ku Lec Kolë Leka, me detyrë elektriçist në komunën Velipojë e ka zënë korenti dhe me gjithë ndihmën e dhënë ka gjetur vdekjen në urgjencën e spitalit të Shkodrës.
Nga hetimet e bëra rezulton se në momentin e ngjarjes viktima kishte hipur në një shtyllë të tensionit të lartë 6.000 volt, në fshatin Mali-Kolaj, për të bërë riparimin e një defekti elektrik në këtë fshat dhe për pasojë e ka zënë korenti duke i shkaktuar dëmtime e më pas vdekjen.
Ndërkohë uniformat blu të qytetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.