E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, u kap 450 kg drogë, identifikohet njëri nga autorët

Komisariati i Policisë në Sarandë përmes kërkimeve hetimore ka bërë të mundur identifikimin e njërit nga autorët e sasisë së 450 kg drogë narkotike, të ndarë në 14 çanta të zeza, të sekuestruar mbrëmjen e së martës në rrugën nacionale Vlorë - Sarandë.

Ai është shtetasi me iniciale E.K(gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike për arësye të hetimit).Ndërkohë policia e ka shpallur në kërim shtetasin E.K dhe po punon për kapjen e tij.

Paralelisht policia po heton për zbulimin dhe dokumentimin e bashkautorëve të tjerë të kësaj ngjarjeje.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›