Shpërthim i fuqishëm në Athinë, plagoset një grua
ATHINE- Një grua është plagosur, si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm afër burgut të Koridhalos në Athinë. Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:00 me orën greke ndërsa eksplozivi ishte vendosur në koshin e plehrave, në kryqëzimin e rrugëve Lambraki dhe Solomu.
Shpërthimi ishte paralajmëruar nga një telefonatë në gazetën “Eleftherotipia” dhe në televizonin “Alter”, nga një i panjohur. Zona është rrethuar menjëherë nga forcat e policisë, ndërsa shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të shumta materiale në godinat përreth.
Gruaja që u plagos banonte afër burgut, dhe sipas burimeve të policorë u lëndua në këmbë nga thyerja e xhamave.
(e.n/News24/BalkanWeb)