E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, PD akuza opozitës: Po pengoni integrimin

TIRANË- Kuvendi nisi sot pasdite punimet e seancës plenare me diskutimet për çështje jashtë rendit të ditës, që lidhen me problematika të aktualitetit, sërish pa prezencën e deputetëve të opozitës. Deputetët e Partisë Socialiste, nuk morën pjesë pas vendimit të një jave më parë të grupit parlamentar, se do të bojkotojnë Kuvendin deri në përgjigjen e kërkesave të tyre për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ata vazhdojnë aksionin politik në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me protesta e greva prej 13-të ditësh.

Ndërkohë, deputetë të Partisë Demokratike që kanë marrë fjalën në minutat e debatit të lirë të seancës së sotme, janë shprehur se greva e opozitës është kundër lëvizjes së lirë dhe integrimit të shqiptarëve në Europë. "Protesta e opozitës nuk drejtohet kundër qeverisë, por kundër qytetarëve shqiptarë, kundër lëvizjes së lirë dhe integrimit të shqiptarëve në Europë", u shpreh deputeti Flamur Noka në fjalën e tij sot në Kuvend. Ndërsa deputetja tjetër e PD-së, Ledina Alolli tha se "Edi Rama kërkon pushtet me çdo mjet, kërkon pushtet duke bllokuar rrugët".
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›