Kosovë/ Kërcënohet në emër të UDB-së, Veton Surroi
Në Kosovë, udhëheqës institucionesh dhe drejtues të shoqatave të gazetarëve reaguan sot ndaj një mbishkrimi drejtuar kundër publicistit Veton Surroi dhe motrës së tij Flaka Surroi që drejton kompaninë mediatike "Koha". Në një mbishkrim të vënë në rrugën ku ndodhet apartamenti i familjes Surroi thuhej "Rruga e UDB-së - Flaka dhe Veton Surroi", duke aluduar në Shërbimin e Dikurshëm Sekret serb.
Ndaj këtij rasti ka reaguar kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi, duke e cilësuar këtë veprim si një akt të ulët dhe sulm ndaj vlerave të demokracisë së vendit. Institucionet e Kosovës po punojnë me përkushtim për tolerancën, mirëkuptimin dhe shprehjen e lirë. Prandaj, veprimet e tilla janë të dëmshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, thuhet në reagimin e kryeministrit Thaçi.