E Diel, 1 Nëntor 2026

Gordon: Trupat amerikane nuk tërhiqen nga Kosova

Ndihmës-sekretari amerikan, Philip Gordon konfirmoi se nuk do të ketë tërheqje të forcave amerikane nga Kosova.
 

“NATO dhe ne, në kuadër të saj edhe SHBA-ja do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë derisa të arrijnë objektivin. Pra, jo tërheqja por as zvogëlimi i numrit të forcave amerikane në Kosovë nuk është në axhendën dhe programin e SHBA-së” , ka theksuar Gordon.
 

Duke patur parasysh situatën në Kosovë, posaçërisht në veri të saj, forcat e NATO-s në Kosovë do të vazhdojnë të jenë në të njëjtin nivel, pra rreth 7 mijë ushtarë, e në kuadër të tyre afër 1 mijë ushtarë amerikanë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›