Gordon do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor
Ndihmës sekretari amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Filip H. Gordon, do të vizitojë javën e ardhshme Kosovën, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kroacinë, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.
Gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor nga 13 deri më 17 qershor, Gordon do të konfirmojë mbështetjen e SHBA-së për vendet e rajonit.
Gordon në Sarajevë do të marrë pjesë në konferencën e Qendrës për Raporte Transatlantike të Universitetit “Xhon Hopkins” dhe fondacionit boshnjak-amerikan dhe do të flasë për politikën amerikane në Ballkan.
Në njoftim bëhet ditur se nga 15 deri më 17 qershor ndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë, ku do të bisedojë me liderët e këtyre vendeve.