E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon fillon vizitën në Ballkan

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 14:30

Ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit, Philip Gordon, filloi vizitën pesëditëshe në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës do të bisedojë me zyrtarët në Sarajevë, Beograd, Prishtinë dhe Zagreb.

Ndihmësi i Hillary Clintonit për Evropë dhe Euroazi, në Bosnje dhe Hercegovinë do të qëndrojë më 13 dhe 14 qershor, e pastaj më 15 deri më 17 do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zyrtari i lartë amerikan në Sarajevë do të diskutojë me zyrtarët e qeverisë dhe liderët politikë si dhe do të marrë pjesë në konferencën mbi politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit.

Qëllimi i Konferencës në Sarajevë është kthimi i Bosnje Hercegovinës dhe i rajonit në fokus të interesimit të SHBA-së.

Konferenca u organizua nga Qendra për Marrëdhënie Trans-Atlantike me seli në Washington, si dhe nga Fondacioni amerikano-boshnjak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›