E Diel, 1 Nëntor 2026

Gordon nesër në Kosovë, takon Jahjagën dhe Thacin

PRISHTINË- Ndihmëssekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Philip Gordon nesër viziton Kosovën.

Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë zyrtari i lartë amerikan do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Ndihmëssekretari Gordon dhe kryeministri Thaçi do të nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi në fushën e arsimit.

Mediat vendase bëjnë me dijse se Gordon gjatë takimit në Bosnjë&Hercegovinë me ministrin Enver Hoxhaj ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ndihmën e pakursyer për popullin e Kosovës.
(e.m/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›