Korrupsion, EULEX-i kontroll Min. për Kthim dhe Komunitete
PRISHTINE-Ministria për Kthim dhe Komunitete është bërë ministria e radhës, të cilën misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX e ka kontrolluar me dyshimin për korrupsion “lidhur me disa tenderë ndërmjet vitit 2007 dhe vitit 2009.
EULEX, përmes një komunikate për shtyp, ka njoftuar se ka bastisur edhe një kompani të quajtur “Fimex” dhe në dy adresa private.
Akuzat, sipas komunikatës së EULEX-it, “kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës-përvetësim, marrje dhe dhënie të mitmarrjes”.
I gjithë procesi i bastisjes është mbikëqyrur nga një prokuror i EULEX-it, ndërsa kontrollet u autorizuan nga gjykatës ndërkombëtarë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
(d.b/BalkanWeb)