Hoxhaj: Qëllimi i Beogradit zvarritja e procesit
PRISHTINË- Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka akuzuar Serbinë se po përdor taktikat e zvarritjes me qëllim shtyerjen e marëveshjeve të pritshme nga bisedimet Prishtinë - Beograd
“Aq sa mund të shohim, qëllimi i Beogradit është zvarritja, humbja e kohës dhe mosarritja e zgjidhjeve efektive”, -deklaroi Hoxhaj.
Ministri kosovar zvarritjen e bisedimeve midis dy vendeve e krahasoi me pritjen e gjatë për arrestimin e të akuzuarit për krime lufte, Ratko Mlladic.
“Është sikur me Ratko Mlladicin, i cili u arrestua pas 16 viteve. Ai u arrestua praktikisht në minutën e fundit. Mendoj se Serbia ka të njejtën qëllim ndaj bisedimeve me Kosovën. Do të zvarrisë sa më tepër që të jetë e mundshme për gjetjen e zgjidhjes në fazën finale”,- theksoi Hoxhaj.
(e.m/rel/BalkanWeb)