E Diel, 1 Nëntor 2026

Gossruck: PS në Kuvend, s’ka më krizë

“Unë nuk mund të flasë për krizë politike përderisa opozita është në Parlament dhe ky institucion funksionon normalisht. Ne vlerësojmë rezolutën e Parlamentit Evropian të miratuar sot”, u shpreh ai pas takimin me zonjën Topalli.

Sipas tij, së shpejti do të hiqen edhe vizat për Shqipërinë, teksa ka ofruar mbështetjen për qeverinë shqiptare. Gossruck dhe delegacioni që e shoqëronte atë uroi Kryetaren e Kuvendit dhe gjithë shqiptarët për Rezolutën e Parlamentit evropian duke theksuar se shqiptarët, Qeveria dhe Parlamenti kanë bërë një punë shumë të madhe.

Më tej biseda u përqëndrua në përpjekjet që Qeveria, Parlamenti dhe vetë shqiptarët po bëjnë për të përmbushur standartet evropiane, për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat në BE. Në vijm të bisedës, Zoti Gossruck bëri me dije Kryetaren e Kuvendit për nismën që Parlamenti austriak ka ndërmarrë për promovimin e Shqipërisë, ku në muajin tetor do të zhvillohet programi "Ditët e Shqipërisë.

”Duke ftuar Kryetaren e Kuvendit për të nderuar me pjesëmarrjen e saj në këtë aktivitet , deputeti Gossruck, tha se deputetët dhe institucionet austriakë janë veçanërisht të interesuar, për të priomovuar Shqipërinë, dhe produktet e saj në të gjitha fushat", tha gjithashtu eurodeputeti austriak.

Nga ana e saj, Topalli u shpreh se “Rezoluta e Komisionit të jashtëm të PE në mbështetje të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, është një lajm shumë i mirë për shqiptarët”. "Rezoluta e Komisionit të Jashtëm të PE, e miratuar sot, është lajmi më i mirë për shqiptarët, pasi ata e meritojnë lëvizjen e lirë në Evropë, në përgjigje të reformave dhe transformimeve të thella, që shqiptarët kanë bërë në një kohë kaq të shkurtër”, u shpreh Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›