E Diel, 1 Nëntor 2026

Debat brenda PS për bojkotin. Malaj: Jo qendrim radikal. Dade: Asnjë votim pa kompromis

Socialistet mbeten te ndare per bojkotin apo jo te kuvendit dhe pritet te debatojne dy qendrime gjate mbledhjes se Asamblese Kombetare te se shtunes. Ne njeren ane mbeshtetesit e Levizjes per Mendimin Ndryshe thone se bojkoti ende nuk ka përfunduar ndaj dhe qëndrimi radikal duhet shmangur.

• Socialistët vetëm 15 minuta në Kuvend

“Në asnjë rast dhe do të jetë zhvillim negativ në PS nuk duhet të gjejnë akses në rritje individë apo mentalitet të cilët mendojnë se rruga më e mirë për t’u imponuar është radikalizimi i PS. Kjo do të jetë strategjia më dritëshkurtër dhe më afatshkurtër. Fakti që ne shkojmë thjesht për të bërë një debat, apo rasti më i keq dje që shkojmë për të prezantuar një qëndrim 5 minuta dhe pas asaj largohemi nga parlamenti i vendit tonë nuk mendoj se bojkoti ka përfunduar” tha Malaj.

Ne anen tjeter nje pjese e mire e deputeteve socialiste thone se prania ne kuvend duhet te jete vetem per diskutimet e lira, ashtu sic ndodhi ne seancen e fundit. Socialistet nuk do te votojne asnjë ligj deri kur te gjendet nje kompromis per krizen politike thote Arta Dade, sekretare per marredheniet me jashte ne Partine Socialiste, e cila e ve theksin tek protestat si nje mjet per zgjedhjet e parakohshme.

“Absolutisht nuk kemi ardhur ende në momentin kur kuvendi sebashku me opozitën duht të votojë ligje të cilat janë vërtet vitale për proceset integruese, por sigurisht për proceset integruese pikësëpari duhet të mendojë vetë mazhoranca. Vashojmë të vemi çdo ditë në parlament, por gjithmonë vajtja jonë dhe prania jonë atje është vetëm në funksion të zhbllokimit të krizës politike. Ne do të vazhdojmë derisa Sali Berisha të detyrohet të bëjë transparencën e zgjedhjeve përndryshe nëqoftëse kjo nuk bëhet sigurisht që vendi shkon në zgjedhje” tha Dade.

Komisioni i punes per ndryshimet statutore diskutoi per me shume se 4 ore nje dite para mbledhjes se asamblese kombetare. Ende nuk eshte bere e ditur nese ne asamble do te diskutohet edhe per ndryshimet ne statut apo vetem per bojkotin dhe protestat.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›