Vizat, Meta: Nuk jemi në garë me vendet e rajonit
Ministri i Jashtem Ilir Meta thote se Shqiperia nuk eshte ne gare me askend te per perfituar nga liberalizimi i vizave dhe se shpreson te perfitoj nga ky proces sa me pare.
• Berisha në Bruksel: Garanci për heqjen e vizave
“Ne nuk jemi në garë me askënd. Objektivi ynë ka qënë, është dhe besoj se do të jetë plotësisht i realizuar, plotësimi i gjithë kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Ne këmi përshëndetur dhe ka qenë hap pozitiv liberalizimi i vizave për tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe ne do të donim sa më shpejt që kjo gjë të ndodhë edhe me Bosnjen, natyrisht dhe sa më shpëjt të jetë e mundur edhe për Kosovën, në mnyrë që cështja e liberalizimit të vizave të zgjidhet një herë e mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor” tha Meta.
Nje dite me pare kryeministri Berisha deklaroi nga Brukseli se Shqiperia kerkon qe te vleresohet per arritjet e saj persa i perket plotesimit te kushteve per liberalizmin e vizave dhe jo ne pakete me Bosnjen. Gjithesesi vendi yne ka mbeshtetjen e Budapestit per procesin e liberalizimit te vizave, garanci qe iu dha shefit te diplomacise Meta nga homologu i tij hungarez Péter Balázs.
Vendimi për liberalizimin e vizave merret nga 27 vendet anëtare të BE. Duhet thënë se Shqipëria ka bërë përparime në plotësimin e kushteve të kërkuara. Tashmë nevojitet të merret miratimi i vendeve anëtare përsa i përket menaxhimit të kufijve. Pas presidencës spanjolle rradha është e Belgjikës dhe në fillim të vitit të ardhshëm kryesimin e merr Hungaria. Ne do t’i mbajmë sytë hapur dhe nëse kjo çështje nuk është zgjidhur deriatëhere ne do të bëjmë që vizat për Shqipërinë të hiqen” tha Balaz.
Bledian Koka Azhornuar së fundi ( e premte , 26 mars 2010 ) < I mëparshmi