Gotze i koncentruar vetëm te Dortmundi
Mario Gotze është i koncentruar vetëm tek ekipi i tij. Pas trajnerit Jurgen Klopp, edhe talenti i Borussia Dortmundit i ka larguar zërat që e shohin larg Westfalen Stadion.
“Kam lexuar se janë disa skuadra nga Premierliga që më kërkojnë, mirëpo në këtë moment jam i koncentruar vetëm te skuadra ime, në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve. Zërat që flasin nuk më interesojnë. Do të flasim për këtë çështje pas përfundimit të sezonit”, deklaroi mesfushori gjerman, i cili po shkëlqen këtë sezon.