Gotze nuk është në shitje

Nga Express më 09 maj 2011 në ora 18:05
Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka bërë të qartë se kampioni i ri i Bundesligës nuk do të negociojë rreth shitjes së talentit Mario Gotze gjatë verës.
Reprezentuesi gjerman ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni në Bundesligë dhe spekulohet se kërkohet nga Arsenali. Por, Dortmund nuk është i interesuar për shitjen e tij.
“Gotze nuk është në shitje për çfarëdo çmimi. Ne nuk do ta shesim as për disa fusha me naftë”, tha Watzke për të përditshmen gjermane Bild.