E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr. C, Algjeri – Slloveni, pragndeshja

www.albania-sport.com - Algjeria dhe Sllovenia do të luajnë ndeshjen e tyre hapëse në grupin C në stadiumin e ri 45 mijë vendesh “Peter Mokaba Stadium”, në Polokëane, dyke synaar secila të marrë tri pikë vitale për të ardhmen e tyre.

Të dyja skuadrat mbërritën në Afrikën e Jugut përmes plejofëve, duke gëzuar edhe të drejtën e pjesëmarrjes në grupin ku janë edhe Anglia dhe Shtetet e Bashkuara.

Slovenia, që nga ana e saj eliminoi në plejof një gjigant si Rusia, nuk fitoi asnjë nga ndeshjet e saj në finalet e vitit 2002, ku u ndesh kundër Spanjës, Afrikës së Jugut dhe Paraguait.

Trajneri Matjazh Kek mund të hedhë nga minuta e parë sulmuesin e Këlnit, Milovoje Novakoviç, i cili ka shënuar 16 gola në 28 ndeshje me Slloveninë.

Algjeria, nga ana e saj fitoi çdo ndeshje në shtëpi në kualifikuese, por iu desh të mundte Egjiptin për të siguruar një vend ën Afrikën e Jugut.

Paraqitja e parë e Algjerisë në Kupën e Botës daton në vitin 1982, kur mundën Gjermaninë Perëndimore dhe Kilin, ndërsa e dyta katër vjet më pas, 1986,

Trajneri Rabah Sadane beson te eksperienca e mesfushori, Medi Lacen, 67 ndeshje me përfaqësuesen, ndërsa shiriti i kapitenit i është besuar Anter Jahisë.

Do të jetë ndeshje e parë në Kupën e Botës që do të zhvillohet në një sipërfaqe thuajse bari sintetik.

Gjyqtar; Pablo POZO
Ditëlindja: 27.3.1973
Kombësia: Kili
Profesioni: Kontabilist
Arbitër i FIFA-s që nga viti 2003. Në vitin 2009 u akuzua nga lojtarët e Kolumbisë se i kishte ofenduar me shprehje raciste.

GRUPI C

12.06 20:30 Anglia-SHBA
13.06 13:30 Algjeria-Sllovenia
18.06 16:00 Sllovenia-SHBA
18.06 20:30 Anglia-Algjeria
23.06 16:00 Sllovenia-Anglia
23.06 16:00 SHBA-Algjeria

ALGJERIA
Trajner: Rabah Sadane
Kapiten: Jazid Mansouri
Ylli i skuadrës: Karim Ziani
Vlera e lojtarëve: 55 mln euro
Numri i klubeve: 2 100
Numri i lojtarëve: 204 000
Viti i themelimit: 1962
Anëtarësimi në FIFA: 1963
Pjesëmarrje: 2
Trofe: 0
Bilanci: 6 N, 2 F, 1 B, 3 H

SLLOVENIA
Trajner: Matjazh Kek
Kapiten: Robert Koren
Ylli i skuadrës: Milivoje Novakoviç
Vlera e lojtarëve: 45 mln euro
Numri i klubeve: 340
Numri i lojtarëve: 31 000
Viti i themelimit: 1920
Anëtarësimi në FIFA: 1992
Pjesëmarrje: 1
Trofe: 0
Bilanci: 3 N, 0 F, 0 B, 3 H

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 12 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›