E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr.D, Gjermani- Australi, pragndeshja

www.albania-sport.com - Gjermania, tri herë kampione e botës, synon në pjesëmarrjen saj të 15-të rresht në finalet e një Botërori të barazohet me Italinë, si formacioni i dytë më i sukesesshëm në kompeticion.

Ndeshja e tyre hapëse në grupin D kundër Australisë së Pim Verbik do të jetë një testi i parë serioz për fuqinë gjermane, që nuk humbet një ndeshje në grup qysh nga viti 1994, teksa ka fituar pesë ndeshjet e fundit hapëse.

Edhe pse trajneri gjerman, Johakim Lëv, ka marrë në Afrikën e Jugut skuadrën më të re në moshë në 76 vitet e fundit, reputacioni i saj, si një ekip i frikshëm u shkakton jo pak presion ekipeve kundërshtarëve.

Skuadra e Lëvit ka një mesatare prej 25 vjeç, ndërkohë që australianët e Verbik duken se kanë më shumë eksperiencë në fushë, mosha mesatare e tyre është rreth 30 vjeç.

Ndeshja do të jetë edhe një test për kapitenin e rij, Filip Lahm, i cili pason Mikael Balakun pas dëmtimit të këtij të fundit në ndeshjen e Kupës së Anglisë.

Filip Lahm, edhe pse është 26 vjeç, është një prej lojtarëve më me eksperiencë, pasi ka luajtur 65 ndeshje ndërkombëtare me Gjermaninë.

GJERMANIA
Trajneri i Gjermanisë nuk ka asnjë dëmtim përpara ndeshjes, duke pasur lirinë e plotë për të zgjedhur. Manuel Nojer do të jetë në portë.

Dyshja e sulmit pritet të formohet me Miroslav Klozen (10 gola në finalet e botërorëve) me Kakaun, i huazuar në rolin en jë sulmuesi.

Zherom Boateng dhe Per Mertesaker pritet të formojnë çiftin në qendër të mbrojtës. Sami Khedira duet se do të luajë në rolin e Balakut.

AUSTRALIA
Australia duket se do të vendosë Bret Emerton në mesfushë, ndërkohë që Xhejson Kulina pritet të luajë ndeshjen e tij të 50-të me përfaqësuesen.

Dyshimi më i madh i trajnerit Verbik është ylli skuadrës, Tim Kahill, pasi mesfushori i Evertoni vuan nga një dëmtim në qafë dhe është stërvitur në mënyrë individuale gjatë gjithë javës.

I dëmtuari Heri Kjuell e fitoi betejën e tij falë fitnesit dhe mesa duket do të jetë në sulmin e Australisë, në një formacion që ka të ngjarë 4-5-1.

GJERMANIA
Trajner: Johakim Lëv
Kapiten: Filip Lahm
Ylli i skuadrës: Miroslav Kloze
Vlera e lojtarëve: 305 mln euro
Numri i klubeve: 27 000
Numri i lojtarëve: 6 200 000
Viti i themelimit: 1900
Anëtarësimi në FIFA: 1904
Pjesëmarrje: 16
Trofe: 3 (1954, 1974, 1960)
Bilanci: 98 N, 58 F, 20 B, 20 H

AUSTRALIA
Trajner: Pim Verbik (holandez)
Kapiten: Lukas Neil
Ylli i skuadrës: Harold Kjuell
Vlera e lojtarëve: 40 mln euro
Numri i klubeve: 3900
Numri i lojtarëve: 535 000
Viti i themelimit: 1961
Anëtarësimi në FIFA: 1963
Pjesëmarrje: 2
Trofe: 0
Bilanci: 7 N, 1 F, 2 B, 4 H

GJYQTAR
Marko RODRIGEZ
Ditëlindja: 10.11.1973
Kombësia: Meksikë
Profesioni: Mësues fizkulture
Arbitër i FIFA-s që nga viti 1999. Arritja më e madhe është finalja e botërorit të klubeve në vitin 2007.

GRUPI D, KALENDARI I NDESHJEVE

13.06 20:30 Gjermania-Australia
13.06 16:00 Serbia-Gana
18.06 13:30 Gjermania-Serbia
19.06 16:00 Gana-Australia
23.06 20:30 Gana-Gjermania
23.06 20:30 Australia-Serbia

GJERMANIA
Trajner : Joachim Löw

Portiere
22. Hans-Jörg Butt (Bayern Munich)
1.Manuel Neuer (Schalke 04)
18. Tim Wiese (Werder Brême)

Mbrojtes
4. Denis Aogo (Hambourg)
14. Holger Badstuber (Bayern Munich)
20. Jérôme Boateng (Hambourg)
3. Arne Friedrich (Hertha Berlin)
2. Marcell Jansen (Hambourg)
16. Philipp Lahm (Bayern Munich)
17. Per Mertesacker (Werder Brême)
5. Serdar Tasci (VfB Stuttgart)

Mesfushore
6. Sami Khedira (VfB Stuttgart)
18. Tony Kroos (Bayer Leverkusen)
21. Marko Marin (Werder Brême)
8. Mesut Özil (Werder Brême)
7. Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich)
15. Piotr Trochowski (Hambourg)

Sulmues
13. Thomas Müller (Bayern Munich)
19. Cacau (VfB Stuttgart)
23. Mario Gomez (Bayern Munich)
9. Stefan Kiessling (Bayer Leverkusen)
11. Miroslav Klose (Bayern Munich)
10. Lukas Podolski (FC Cologne)

AUSTRALIA
Trajner : Pim Verbeek (Holande)

Portiere
12. Adam Federici (Reading/ANG)
18. Brad Jones (Middlesbrough/ANG)
1. Mark Schwarzer (Fulham/ANG)

Mbrojtes
6. Michael Beauchamp (Al-Jazira Abou Dhabi/EAU)
21. David Carney (FC Twente/HOL)
20. Mark Milligan (JEF United/JAP)
3. Craig Moore (sans club)
2. Lucas Neill (Galatasaray/TUR)
11. Scott Chipperfield (FC Bâle/SUI)
8. Luke Wilkshire (Dinamo Moscou/RUS)

Mesfushore
23. Mark Bresciano (Palerme/ITA)
4. Tim Cahill (Everton/ANG)
5. Jason Culina (Gold Coast)
7. Brett Emerton (Blackburn Rovers/ANG)
19. Richard Garcia (Hull City/ANG)
13. Vince Grella (Blackburn Rovers/ANG)
14. Brett Holman (AZ Alkmaar/HOL)
15. Mile Jedinak (Antalyaspor/TUR)
16. Carl Valeri (US Sassuolo/ITA)
22. Dario Vidosic (FC Nuremberg/ALL)

Sulmues
9. Josh Kennedy (Nagoya Grampus/JAP)
10. Harry Kewell (Galatasaray/TUR)
17. Nikita Rukavytsya (FC Twente/HOL)

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 12 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›