E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, Rehagel: Jam i zhgënjyer

Trajneri i Greqisë, Oto Rehagel, i shpreh shumë i zhgënjyer pas humbjes 2-0 me Korenë e Jugut në ndeshjen hapëse të saj në Botërorin e Afrikës së Jugut.

Kampionët e Greqisë në vitin 2004 u prezantuan me një ndeshje të varfër në humbjen e grupit B, në ndeshjen e vendosur nga golat Lee Jung-soo dhe Park Ji-sung.

Greqia i ka humbur të gjitha takimet e saj në finalet e Kupës së Botës, duke pasur statistika të frikshme, por dhe duke dhënë një sinjal se ka pak shanse për të kaluar në fazën me nokaut.

Greqia në “SHBA 1994” humbi 4-0 me Argjentinën, 2-0 me Nigerinë 4-0 me Bullgarinë dhe tani në “Afrika e Jugut 2010”, 2-0 me Korenë e Jugut.

Rehagel, i cili për herë të parë në karrierën e tij të gjatë drejton në Kupën e Botës, në moshën 71 vjeç, ishte i pakënaqur nga paraqitja e tij në ndeshjen hapëse.

“Jam gjithmonë i pakënaqur kur humbas një ndeshje, qoftë kjo në Kupën e Botës apo në një ndeshje kupe”, - tha Regagel.

“Tani na duhet të analizojmë se çfarë shkoi gabim dhe të përpiqemi të përmirësohemi për ndeshjen e ardhshme. Koreanët luajtën shumë mirë, luftuan fort dhe i shfrytëzuan rastet, ne nuk e bëmë”.

Greqia do të përballet me Nigerinë, më 17 qershor, në Manguang, ndërkohë që Argjentina dhe Koreja e Jugut do të luftojnë midis tyre në Johanesburg për vendin e parë në grup.

GRUPI B

12.06 16:00 Argjentina-Nigeria 1-0
12.06 13:30 Koreja J.-Greqia 2-0
17.06 16:00 Greqia-Nigeria
12.06 16:00 Argjentina-Koreja J.
22.06 20:30 Nigeria-Koreja J.
22.06 20:30 Greqia-Argjentina

RENDITJA
1. Koreja e Jugut 1 1 0 0 2-0 3
2. Argjentina 1 1 0 0 1-0 3
3. Nigeria 1 0 0 1 0-1 0
4. Greqia 1 0 0 1 0-2 0

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 12 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›