Gr. G, Bregu i Fildishtë – Portugalia, pragndeshja

Bregu i Fildishtë dhe Portugalia do të përballen në një ndeshje të nxehtë në grupin G në stadiumin “Nelson Mandela”, në Port Elizabet.
Për Bregun e Fildishtë do të mungojë sulmuesi i tyre i fuqishëm, Didier Drogba, i zëvendësuar nga Sejdu Dumbia. Drogba u është rikthyer stërvitjeve pas ndërhyrjes në krahun e tij, por trajneri i “Elefantëve”, Sven Goran Erikson nuk ka ndërmed ta hedhë në fushë 32-vjeçari që shënoi 37 gola sezonin e kaluar për Celsin në të gjitha kompeticionet.
Kolo Ture do të jetë kapiteni i ekipit nëse Drogba nuk do të luajë, ndërkoëh që Salomon Kalu dhe Dumbia parashikohen të jenë në linjë.
Eriksoni e njeh shumë mirë Portugalinë, pasi ata eliminuan Anglinë e tij me penallti pas gjuajtjeve të penalltive në çerekfinalet e Euro 2004 dhe në Kupën e Botës në “Gjermani 2006”.
Portugalia do të mbështetet plotësisht te anësori “hajmali” Kristiano Ronaldo dhe shpreson se ai do të jetë i aftë të shfaqë performancën e tij të fuqishme te Reali i Madridit në Kupën e Botës.
Trajneri Karlos Keiroz ndjen shqetësime në lidhje me gjendjen fizike të anësorit Simao Sabroza, ndërkohë që Nani mbeti jashtë botërorit për shkak të dëmtimit.
Ndeshja mund të vendosë fatin e njërës prej skuadrave, pasi në të ashtuquajturin “grup i vdekjes”, ku bën pjesë edhe pesë herë kampioni i botës, Brazili, gjithçka është e vështirë për dy vendet e para që kualifikohen fazën tjetër.
Gjyqtar: Horge LARRIONDA
Ditëlindja: 9.3.1968
Kombësia: Uruguaj
Profesioni: Nëpunës
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 1998. Ka qenë gjithmonë i pranishëm në kompeticionet ndërkombëtare.
BREGU I FILDISHTË
Trajner: Sven Goran Erikson
Kapiten: Didier Drogba
Ylli i skuadrës: Dider Drogba
Vlera e lojtarëve: 180 mln euro
Numri i klubeve: 220
Numri i lojtarëve: 25 000
Viti i themelimit: 1960
Anëtarësimi në FIFA: 1961
Pjesëmarrje: 1
Trofe: 0
Bilanci: 3 N, 1 F, 0 B, 2 H
PORTUGALIA
Trajner: Karloz Keiroz
Kapiten: Kristiano Ronaldo
Ylli i skuadrës: Kristiano Ronaldo
Vlera e lojtarëve: 340 mln euro
Numri i klubeve: 2800
Numri i lojtarëve: 133 000
Viti i themelimit: 1914
Anëtarësimi në FIFA: 1923
Pjesëmarrje: 4
Trofe: 0
Bilanci: 18 N, 12 F, 5 B, 1 H
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 14 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili