E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gr. G, Brazil – Koreja e Veriut, pragndeshja

Brazili do të nisë fushatën e tij për të fituar trofeun e gjashtë në Kupën e Botës me ndeshjen kundër “minorenëve” të Koresë së Veriut (ditën e martë).

Djemtë e “Sambës” janë midis ekipeve favorite në Afrikën e Jugut, dhe në rrugën e tyre nuk pritet të shkaktojë ndonjë nga surprizat më të mëdha në historinë e Kupës së Botës.

Ky është takimi i parë historik midis të dyja skuadrave në një kompeticion të nivelit të lartë, ku Brazili renditet i pari në botës, ndërkohë Koreja e Veriut shumë pozicione më poshtë.

Brazili është me skuadrën e plotë dhe trajneri Dunga ka dorë të lirë në përzgjedhjen e më të mirëve që ka në dispozicion.

Portieri Hulio Sezar e ka marrë veten pas dëmtimit në shpinë dhe do të luajë nga minuta e parë.

Luis Fabiano parashikohet të jetë në sulm, me Kakanë dhe Robinjo që do të luajnë pas shpinës së tij.

Koreja e Veriut nuk ka probleme me dëmtimet dhe trajneri Kim Jon-Hun pritet të përshtatë një formacion mbrojtës për t’u bërë ballë yjeve të Brazilit.

BRAZILI
Trajner: Karlos Dunga
Kapiten: Lusio
Ylli i skuadrës: Kaka
Vlera e lojtarëve: 515 mln euro
Numri i klubeve: 20 000
Numri i lojtarëve: 2 250 000
Viti i themelimit: 1914
Anëtarësimi në FIFA: 1923
Pjesëmarrje: 18
Trofe: 5 (1958, 1962, 1970, 1994, 2002)
Bilanci: 92 N, 64 F, 14 B, 14 H

KOREJA E VERIUT
Trajner: Kim Jong-Hun
Kapiten: Jong-Jo Hong
Ylli i skuadrës: Jon Tae Se
Vlera e lojtarëve: 15 mln euro
Numri i klubeve: 239
Numri i lojtarëve: 15 000
Viti i themelimit: 1945
Anëtarësimi në FIFA: 1958
Pjesëmarrje: 1
Trofe: 0
Bilanci: 4 N, 1 F, 1 B, 2 H

Gjyqtar: Viktor KASAI
Ditëlindja: 10.9.1975
Kombësia: Hungaria
Profesioni: Agjent udhëtimi
Arbitër ndërkombëtar që nga viti 2007. Gjykoi finalen e lojërave olimpike Argjentinë-Nigeri në vitin 2008.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 14 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›