Gr. F, Zelanda e Re – Sllovaki 1-1

www.albania-sport.com - Emri i Uinston Reidit do të kujtohet gjatë në “folklorin futbollistik” të Zelandës së Re, pasi lojtari nga Oqeania e Largët barazoi në kohën shtesë në barazimin 1-1 kundër Sllovakisë, duke i dhënë pikën e parë vendit të tij në finalet e Kupës së Botës.
Sllovakia e Vladimir Vajsit ishte shumë pranë fitores së parë historike në finalet e para si një komb i pavarur, por Reid pas një goditjeje vdekjeprurëse me kokë i dhuroi formacionit të tij një pikë dramatike në “grupin e vdekjes”, atë F.
Kur kronometri shënonte minutën e 93-të, Sllovakia ishte në avantazh të një goli dhe kryesimit me pikë të plota, mbi favoritët e grupit, Italinë dhe Paraguain, falë golit me kokë të Robert Vitek në minutën e 49-të.
Por, Reid kishte ide të tjera në kohën e shtesë teksa u ngrit si një “avion” mbi mbrojtësit sllovakë duke shënuar për Zelandën e Re , në një rikthim të paharrueshëm pas 28 vitesh mungesë në Kupën e Botës.
Të katër ekipet e grupit F, Italia, Paraguai, Sllovakia dhe Zelanda e Re kanë nga një pikë, e për më tepër golaverazh të barabartë: 1-1, duke lënë gjithçka të hapur në ndeshjet e dyta dhe të treta në grup.
Në ndeshjen e ardhshme, Zelanda e RE do të përballet me kampionen në fuqi, Italinë, ndërkohë që Sllovakia do të luajë kundër Paraguait, që barazoi 1-1 me Italinë të hënën në mbrëmje.
GRUPI F
14.06 20:30 Itali-Paraguai 1-1
15.06 13:30 Zelanda R.-Sllovaki 1-1
20.06 13:30 Sllovaki-Paraguai
20.06 20:30 Itali-Zelanda R.
24.06 16:00 Sllovaki-Itali
24.06 16:00 Paraguai-Zelanda R.
RENDITJA
1. Italia 1 0 1 0 1-1 1
2. Paraguai 1 0 1 0 1-1 1
3. Sllovakia 1 0 1 0 1-1 1
4. Zelanda e Re 1 0 1 0 1-1 1
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili