E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajs: Një tragjedi e vogël sportive

Sllovakët nuk e fshehën zhgënjimin pas ndeshjes kundër Zelandës së Re, këtë të fundit barazuan pikërisht në minutën e fundit shtesë (93’).

Trajneri Vladimir Vajs evokoi se kishte qenë dëshmitar në një “tragjedi të vogël sportive”, ndërsa golashënuesi i Sllovakisë, Robert Vitek, tha se ai “përjetoi një ëndërr të keqe”.

Vladimir Vajs: “Kjo është një tragjedi e vogël sportive të pësosh gol në minutën e fundit. Ne ishim ekipi më i mirë në fushë. Më vjen keq që shpërdoruam shumë raste”.

Robert Vitek : “Jam i lumtur që shënova golin e parë në Kupën e e Botës në historinë e vendit tim, por e përjetova të shoqëruar me një ëndërr të përfunduar keq”.

GRUPI F
14.06 20:30 Itali-Paraguai 1-1
15.06 13:30 Zelanda R.-Sllovaki 1-1
20.06 13:30 Sllovaki-Paraguai
20.06 20:30 Itali-Zelanda R.
24.06 16:00 Sllovaki-Itali
24.06 16:00 Paraguai-Zelanda R.

RENDITJA
1. Italia 1 0 1 0 1-1 1
2. Paraguai 1 0 1 0 1-1 1
3. Sllovakia 1 0 1 0 1-1 1
4. Zelanda e Re 1 0 1 0 1-1 1

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 15 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›