Grabisin filialin e bankës, largohen me motor

Tiranë, 10 gusht – Filiali i një banke është grabitur me armë sot paradite në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit shqiptar. Policia njoftoi se është grabitur filiali i “NBG Bank” në rrugën e Kavajës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore. Mësohet se grabitja është kryer nga tre persona të armatosur. Sipas gazetarit të News24 në vendngjarje, banka ruhej nga roje private, kurse autorët dyshohet se janë larguar me motor për të shmangur trafikun e rënduar të automjeteve në këtë rrugë mjaft të frekuentuar.
Për momentin nuk jepen të dhëna sesa është shuma e grabitur, ndërsa po punohet për të zbuluar identitetin e autorëve të vjedhjes.