BE, Zhbogar: Jo përdorim dhune në veri
PRISHTINË- Paralajmërimi i qeverisë së Kosovës për një ndërhyrje të forcave speciale në veri të Kosovës nuk përkrahet nga përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Kosovë. Samuel Zhbogar ka deklaruar se nuk përkrah asnjë lloj forme të përdorimit të forcës për vendosjen e rendit dhe ligjit, por ka bërë thirrje që situata e tensionuar duhet të zgjidhet me dialog dhe kompromis mes palëve, pavarësisht kohës së kërkuar për arritjen e marrëveshjes, raporton Europa e Lirë.
Më tej përfaqësuesi i BE ka theksuar se dhuna nuk është zgjidhje, situata duhet të merret me qetësi dhe përmbajtje për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Zhbogar nënvizoi gjithashtu se emocionet nuk duhet të përzihen me angazhimet për sundimin e ligjit në veri të Kosovës, megjithatë ai shprehu shqetësimin e tij për vrasjen e Selver Haradinaj në Mitrovicë para një jave.
(el.me/BalkanWeb)