E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabisnin në shkolla, ndalohen 6 adoleshentë

Korçë- Policia e Korçës, ka ndaluar disa adoleshentë, të njohur si grabitës shkollash në këtë zonë. Sipas burimeve janë ndaluar 6 persona, të akuzuar për një sërë vjedhjesh në shkollat e Korçës.

“Të ndaluarit janë të mosjës 14-16-vjeç dhe të gjithë lindur dhe banues në Korçë”-thanë të njëjtat burime, duke numëruar të ndaluarit: Th. N., 15 vjeç, lindur dhe banues në lagjen 18, Korçë; A. C., 15 vjeç, lindur dhe banues në lagjen 18, Korçë; M. P., 16 vjeç, lindur dhe banues në lagjen 12, Korçë; J. J., 15 vjeç, lindur dhe banues në lagjen 12, Korçë; C. H., 14 vjeç, lindur dhe banues në Korçë dhe N. L., 15 vjeç, lindur dhe banues në Korçë.

Ata dyshohen si vjedhës së disa kompjuterëve në shkollat e qytetit të Korçës. Bashkëpunëtor i tyre është dhe E. K, 13 vjeç, që ndiqet në gjendje të lirë. Gjithashtu po punohet për arrestimin e 17-vjeçarit, T. K.

Ndër vjedhjet për të cilat akuzohen policia ka përmendur; Shkollën “Mesënjtore e Parë Shqipe”, në datën 14 korrik 2008 në lagjen numër 12 Korçë, ku janë vjedhur disa kompjuter.

Shkollën “Stavri Themeli”, në datën 19 shtator 2008 në lagjen numër 1, Korçë, ku është vjedhur vula e drejtorit së kësaj shkolle.

Shkollën “Sotir Gura”, në datën 20 shtator 2008, në lagjen numër 9, Korçë, ku janë vjedhur disa kompjuter.

Gjithashtu ata akuzohen se kanë vjedhur dhe një, banesë në qytetin e Korçës ku kanë marrë një kompjuter dhe disa bizhuteri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›