E Shtunë, 31 Tetor 2026

Era e fortë, pa drita shumë lagje të Tiranës

Tiranë- Shumë zona të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e defekteve që kanë ndodhur pas stuhisë që bëri gjatë natës.

Sipas burimeve nga sistemi i shpërndarjes, mësohet se stuhia ka shkaktuar defekte në rrjetin e energjisë dhe për këtë shumë lagje të Tiranës nuk kanë pasur furnizim me energji.

Operatori i Sistemit të shpërndarjes ka njoftuar se zonat e prekura nga mungesa e energjisë janë Senatoriumi, një pjesë e Saukut, Dajti, Shkoza, zona sipër Oxhakut tek rruga Qemal Stafa, Lapraka, Muhamet Gjollesha mes 21 dhjetorit dhe Zogut të Zi dhe tek Unaza e Re.

Përballë një situate të tillë, grupet e gadishmërisë së OSSH-së janë shpërndarë në zonat problematike dhe po punojnë për riparimin e shpejtë të defekteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›