E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanos gruan, i zbulohet arsenali me arme e municion

Lac- Tenton te vrase bashkeshorten, por i zbulohet nje arsenal me arme dhe municione. Operacioni i koduar "Vezhgimi" coi ne prangat e policise se Kurbinit te dyshuarin Zef Prenga 55 vjec, banues ne lagjen nr. 6, Lac. Gjate kontrollit te baneses u sekuestruan dy automatike model 56, nje pushke model 63, nje mitraloz i lehte, dy granata dore, shtate kreher arme zjarri dhe 300 fisheke te kalibrave te ndryshem. Burime policore bene me dije se i dyshuari ka pasur nje konfrontim me gruan ne familje, ku eshte tentuar perdorimi i armes se zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›