E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU Shteti shqiptar te ndaloje abuzimet greke ndaj cameve

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet pershendet reagimin e Komitetit Shqiptar te Helsinkit qe e radhiti ceshtjen e kthimit te shqiptareve te Camerise ne kufirin grek si nje nder problemet kryesore te te drejtave te njeriut per vitin 2011. Sekretari per Marredheniet me Publikun ne PDIU tha se ky reagim erdhi pas shume denoncimeve ne menyre zyrtare ne institucionet e Bashkimit Evropian te komisionerit Fyle dhe presidentit Barrozo ne Keshillin e Evropes ne ambasadat e vendeve te Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane si edhe te komisioneri i te drejtave te njeriut ne Strasburg. PDIU-ja shpreh bindjen se denoncimet e saj kane dhene efektet e tyre te para nepermjet thirrjeve prane qeverise greke. Ky abuzim i paster me te drejtat e shqiptareve te Camerise duhet te marre nje fund ne rruge institucionale. Prandaj PDIU-ja i ben thirrje serish shtetit shqiptar qe te intensifikoje punen per te ndaluar keto lloj abuzimesh dhe falenderon te gjitha ato institucione shqiptare dhe nderkombetare qe jane vendosur ne krahun tone duke denoncuar zyrtarisht apo publikisht keto shkelje shkruhet ne deklaraten e PDIU-se. Ne fjalen e tij sekretari i PDIU-se tha se institucionet shqiptare kane detyrim dhe pergjegjesi kushtetuese per respektimin e dinjitetit dhe te drejtat e shtetasve te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›