Grabiste gra me dhunë, në pranga 20-vjeçari
Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë,
pasi ka grabitur tri gra me dhunë dhe nën
kërcënimin e thikës. Pasi i ruante ato, i riu nga
Lapraka, Fatbardh Byberi, i sulmonte dhe u merrte portofolin,
si dhe karta e bankave, ku më pas tërhiqte paratë.
Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se shërbimet
e Komisariatit Nr. 3 Tiranë kanë bërë kapjen dhe arrestimin
e Fatbardh Byberit, i dënuar më parë për
vjedhje. Ky person ishte person i shpallur në kërkim, pasi
dyshohet se është autor i disa vjedhjeve. Sipas policisë,
më 10 janar, në Rrugën e Durrësit ka vjedhur portofolin
e një gruaje me shumën e parave prej 38 mijë lekësh.
Ndërsa më datë 16 janar, në Rrugën e Durrësit, i ka
vjedhur një gruaje tjetër portofolin dhe kartën bankare,
me anë të së cilës ka tërhequr në bankomat shumën prej
45 mijë lekësh. Ndërkohë, më 26 dhjetor 2008, në Rrugën
e Durrësit, i ka vjedhur një femre portofolin dhe kartën
bankare, me anë të së cilës ka tërhequr në bankomat
shumën prej 70 mijë lekësh. Gjatë arrestimit, Byberit i
është gjetur me vete një thikë, të cilën e mbante pa leje
dhe me të cilën kërcënonte viktimat e tij. Policia tha se
ka bërë gati dosjen dhe materialet do t‘i kalojnë
Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të "vjedhjes",
si dhe të "mbajtjes pa leje të armëve të ftohta".