Oficerit të RENEA-s i humb pistoleta
Një oficer i RENEA-s ka
denoncuar dy ditë
më parë humbjen e
pistoletës së punës, por gjatë
pasdites së djeshme ai ka
tërhequr denoncimin, duke
deklaruar se armën e kishte
gjetur në shtëpi. Burimet
policore të kryeqytetit bënë
të ditur se ngjarja ka ndodhur
nën juridiksionin e Komisariatit
Nr. 3. Pikërisht ditën e
enjte ka bërë kallëzim Sulejman
R., 42 vjeç, oficer policie
te reparti RENEA, se në rrethana
të paqarta ka konstatuar
se i kishte humbur pistoleta
e shërbimit tip "Beret".
Por pasditen e djeshme ai
është paraqitur sërish në komisariat
dhe ka deklaruar se
armën e kishte gjetur në shtëpi.
Policia tha se u kryen veprimet
procedurale dhe po
punohet për sqarimin e plotë
të rrethanave të ngjarjes.
denoncuar dy ditë
më parë humbjen e
pistoletës së punës, por gjatë
pasdites së djeshme ai ka
tërhequr denoncimin, duke
deklaruar se armën e kishte
gjetur në shtëpi. Burimet
policore të kryeqytetit bënë
të ditur se ngjarja ka ndodhur
nën juridiksionin e Komisariatit
Nr. 3. Pikërisht ditën e
enjte ka bërë kallëzim Sulejman
R., 42 vjeç, oficer policie
te reparti RENEA, se në rrethana
të paqarta ka konstatuar
se i kishte humbur pistoleta
e shërbimit tip "Beret".
Por pasditen e djeshme ai
është paraqitur sërish në komisariat
dhe ka deklaruar se
armën e kishte gjetur në shtëpi.
Policia tha se u kryen veprimet
procedurale dhe po
punohet për sqarimin e plotë
të rrethanave të ngjarjes.