Grabiste me maska ne '97-en, prangoset pas pergjimeve Kuka
Burrel- Grabitjet me arme te pasagjereve ne zonen e Dibres zbulojne pas 11 vjetesh hetime te dyshuarin si autor. Policia e Burrelit vuri dje pasdite ne pranga 34-vjecarin Artan Kuka, banues ne lagjen "Partizani" te qytetit. Burime zyrtare konfirmuan operacionin e zhvilluar ne lagjen ku jetonte i dyshuari dhe thane se jane gjetur prova te mjaftueshme se ai ka kryer disa grabitje te dhunshme me maska ne aksin Burrel-Bulqize gjate vitit 1997. Mesohet se Kuka mbahej nen survejim prej disa muajsh, pasi here pas here kishte te dhena se ai ishte nje nga maskat qe grabisnin udhetaret e furgoneve dhe autobuseve. Ne komisariat behet e ditur se denoncimet i perkasin periudhes 1997-2000, per ngjarje te ndodhur pikerisht ne kete aks kombetar, ndersa jane shenuar edhe te lenduar. Gjate oreve te mbremjes 34-vjecari eshte marre ne pyetje, por nuk ka pranuar akuzen e ngritur te "grabitjes me arme te kryer ne menyre te perseritur". Burime policore shpjeguan se kane siguruar disa informacione nepermjet pergjimeve ambientale dhe telefonike ne bashkepunim me prokurorine e ketij rrethi. Mesohet se ne kete aks gjate sulmeve te grabitesve kane humbur jeten edhe disa persona, por ngjarjet jane ende te pa autore. Prokuroria dhe policia e Matit kane nisur nje hetim te perbashket per ngjarjet e vjetra, me qellim zbardhjen e tyre.
A. Ndoja
A. Ndoja