Gjenden 50 arka me fisheke e 20 predha
BERAT- Nje arsenal municioni ne fisheke dhe predha eshte zbuluar nga disa femije brenda nje tuneli ne Lapardha te Beratit. Komisariati eshte njoftuar nepermjet salles operative per ngjarjen mengjesin e dites se djeshme. Drejt fshatit Lapardha, pak kilometra larg qytetit, kane udhetuar menjehere ekspertet e policise dhe specialiste te armatimit qe kane pare nga afer sasine e municioneve dhe predhat. Burime zyrtare thane se arsenali u gjet brenda tunelit, shume prane lumit te fshatit. Nga verifikimet e kryera rezultuan se gjendeshin 50 arka me fisheke, me nga 760 cope secila dhe 20 predha luftarake te kalibrave te ndryshem. Sasia e municioneve te gjetura eshte sekuestruar dhe me pas jane derguar ne magazinat e komisariatit te ketij qyteti. Sasia e municioneve dhe predhat dyshohet se kane qene te vendosura brenda tunelit qe vitit 1997, nderkohe qe punohet per te mesuar autoresine e tyre. Ky eshte rasti i dyte brenda disa diteve qe bllokohet nje sasi e tille municioni, ndersa u zbulua nga nje grup femijesh qe luanin prane tunelit.
E.H.
E.H.