Mister zhdukja e 34-vjecarit nga Reci
Prej me shume se nje jave policia, por edhe familjaret, kane dhene alarmin per humbjen e 34-vjecarit Hysen Leka, nga komuna e Recit ne Peshkopi. Mesohet se Leka ka humbur kontaktet me familjen prej dates 3 janar te ketij viti, ndersa ka shkuar ne qytet per te mjekuar dhemballen. Por pas asaj dite ai nuk eshte bere me i gjalle. Familjaret kane deshtuar ne kerkimet private, duke kerkuar ndihmen e policise vendore. Prej dy ditesh kerkimet kane vijuar edhe ne zonen e Maqedonise, konkretisht ne Diber te Madhe, pasi sipas informacioneve Leka shpesh kalonte ne menyre klandestine ne keto zona. Por deri diten e djeshme askush nga familjaret e tij nuk ka mundur te bjere ne gjurmet e tij.