Berat, masakrohet elektricisti
BERAT- Regjistrimi me shume se c'duhej i kilovateve nga sahati i energjise elektrike eshte bere shkak per masakrimin e nje elektricisti ne Berat. Shahin Mecka, 50-vjec, perfundoi ne spitalin e qytetit me fraktura te renda ne koke dhe trup, pasi ishte sulmuar gjate kryerjes se detyres. Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne fshatin Bardhaj te komunes Lumas, kurse policia vendore beri me dije se ndaloi si te dyshuar 40-vjecarin Bajram Reka. Gjate marrjes ne pyetje i ndaluari eshte mbrojtur duke thene se elektricisti kishte faturuar me shume energji nga c'kishte shpenzuar ne familje.
Mengjesin e dites se djeshme faturisti Shahin Mecka eshte nisur per ne komunen Lumas. Punonjesi i Ndermarrjes Elektrike te beratit ka rrefyer pas sulmit se ate dite ka mbajtur shenim harxhimet per te gjitha familjet e fshatit Bardhaj. "Shkova dhe ne shtepine e Bajram Rekes per te kryer detyren dhe ne momentin qe shenova shifrat e sahatit, ai me ofendoi dhe sulmoi barbarisht duke me gjuajtur me grushte e shkelma e me pas me sende te forta", ka rrefyer 50-vjecari nga shtrati i spitalit te Beratit. Ne keto momente kane qene banoret e fshatit qe i kane ardhur ne ndihme, duke e derguar te pergjakur ne repartin e Kirurgjise per mjekim. Transporti eshte kryer me nje makine te rastit dhe mjeket thane se ne momentin e mberritjes gjendja e pacientit ishte e renduar. Ai ka pasur plage te renda ne koke dhe fraktura ne trup, por eshte jashte rrezikut per jeten.
Burime zyrtare te policise vendore thane dje per gazeten "KJ" se menjehere pas denoncimit ne komisariat nisen hetimet per incidentin e ndodhur. Drejt fshatit Bardhaj te komunes Lumas eshte nisur nje furgon me uniforma blu dhe inspektorin e zones. Brenda disa minutash eshte bere ndalimi i te dyshuarit Bajram Reka, i cili eshte izoluar ne paraburgim nen akuzen e "goditjes per shkak te detyres". "Ai abuzoi me detyren duke shenuar me teper nga cfare lexonte sahati dhe nuk munda ta duroja kete padrejtesi", eshte shprehur 40-vjecari Reka pas ndalimit. Por elektricisti ka pretenduar se ka mbajtur shenim ne fature shifren reale. Burime te policise thane se i dyshuari do t'i nenshtrohet nje ekzaminimi nga ekspertet per gjendjen mendore, pasi ka te dhena se here pas here shfaq probleme psikike.
E. Hazizolli