Pronaret, ankese ne zyren e Topit
Pronaret e ligjshem te tokave, te mbledhur rreth shoqates "Pronesim me Drejtesi", do te ankohen sot tek Presidenti i Republikes Bamir Topi, mbi procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave, qe sipas tyre ka ngecur. Nje perfaqesi e shoqates, do te zhvillojne sot paradite, ne oren 11:00 ne Pallatin e Brigadave, nje takim me kreun e shtetit, ku do te rendisin te gjitha pakenaqesite e tyre ne zbatimin e ligjit te pronave. Burimet bene te ditur, se pronaret do te ngrene zerin tek kreu i shtetit, per menyren e gabuar te zbatimit te ligjit per kthimin e kompensimin te pronave. Nje problem qe do te evidentohet, eshte djegia e fondit prej 5 miliarde lekesh te buxhetit te shtetit 2008, per kompensimin e pronareve. Fond, qe pronaret e ligjshem te tokave, duhet ta gezonin vitin qe shkoi, por nuk paten mundesi pasi procedurat per ndarjen e tij nuk u zhvilluan ne kohe. Po keshtu, nje tjeter shqetesim qe do te ngrene pronaret, eshte mungesa edhe sot e kesaj dite, e nje fature te sakte financiare, se sa do te kushtoje demshperblimi ne vlere monetare per tokat e zena. Gjate bisedes, do te diskutohet dhe per vonesat ne zbatimin e ligjeve ne fuqi, per procesin e kthimit te tokave. Pakenaqesi, te cilat pronareve u jane mbledhur nder vite. Nuk do te anashkalohen mungesa e nje liste te sakte te pronave shteterore qe do te vihen ne dispozicion te kthimit te tokave ne Shqiperi apo probleme te tjera ne menyren e plotesimit te dosjeve nga ana e pronareve. Aktualisht, pronaret drejtojne gishtin nga qeveria, qe sipas tyre nuk ka vullnetin te realizoje reformen e tokes. Pak kohe me pare, sekretari i shoqates, "Pronesim me Drejtesi", Agim Toro, u shpreh per gazeten, se per shkak te mungeses se vullnetit te qeverise, pronaret nuk munden te perfitojne para, si kompensim per tokat e zena dhe fondi i percaktuar ne buxhetin e shtetit per vitin 2008, u dogj. Sipas tij, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, e ka te pamundur te ndaje nje fond pa lejen e ekzekutivit. Nderkohe qe theksoi se, fondi qe u dogj per kompensimin e pronareve, pasi nuk u shpernda vitin qe shkoi, nuk mund te rikuperohet me per pronaret. R. Rapushi