Trupi i 35 vjecarit i hedhur ne periferi te Zyrihut, mister identiteti dhe motivet
Kufoma e nje shqiptari qe ishte deklaruar i zhdukur prej disa ditesh eshte gjetur dy dite me pare ne periferi te zones se Bonsteten ne Zyrih te Zvicres. Ndersa ne Fan te Mirdites u zbulua trupi i nje te moshuari te pajete qe shetiste here pas here si lypes ne aksin ne ndertim Durres-Kukes.
Ngjarja e pare raportohet nga media zvicerane e cila shkruante se trupi i shqiptarit ishte hedhur pas ekzekutimit, ndersa ekspertet konstatuan se viktima ishte i moshes 35-vjec dhe se ka qene i gjalle pas goditjes me nje plumb ne trup, por ka humbur jeten pasi ka munguar ndihma e shpejte. Ende nuk eshte bere identifikimi i tij, por hetuesit thane se behet fjale per nje person me kombesi shqiptare qe jetonte ne Zvicer sipas verifikimeve te para. Policia vendase i deklaroi gazetareve se kerkon ndihmen e qytetareve per te dhene detaje e deshmi qe te zbardhin ngjarjen dhe autoret e krimit.
I riu kishte humbur prej mesjaves, por policia nuk dha informacione shtese rreth identitetit te tij duke mbajtur te fshehte zhvillimet hetimore. Viktima eshte deklaruar i paidentifikuar. Sipas raportit te autopsise, shqiptari ka vdekur pas plagosjes me nje plumb. Motivet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten mister dhe jane ende te panjohura per hetuesit. Policia e Zyrihut eshte vene ne kerkim te deshmitareve.
Ngjarja e dyte raportohet nga malesia e Mirdites, ku ne ujerat e lumit Fan eshte gjetur trupi i nje personi qe kishte humbur prej tre ditesh. Familjaret identifikuan mesditen e djeshme viktimen Fran Letaj, 52-vjec, kurse ekspertet thane se ai kishte vdekur nga i ftohti dhe ngjarja ishte aksidentale. I ndjeri kishte dale nga shtepia ne fshatin Blinisht te Oroshit dhe sipas te afermve prej vitesh kishte dhe probleme mendore. Trupi u gjet prane bregut te lumit teresisht i ngrire, prane Rrepsit. Burime te policise thane se ne trup nuk ka pasur shenja te dhunes dhe se i ndjeri njihej si endacak qe shpesh kerkonte lemosh ne kete zone. Letaj kishte qene i denuar para vitit 90-te, ndersa ishte akuzuar se kishte vjedhur nje cante me speca ne kooperative. Pas perfundimit te burgut disamujor, edhe per shkak te tortures ne qeli, Letaj kishte shfaqur paqendrueshmeri mendore dhe bente shpesh jeten si endacak.
A. Ndoja