E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Takimin Rama-Berisha e kërkojnë ndërkombëtarët

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nga Fieri ka thënë se takimi midis kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama, duhet të jete transparent dhe publik.

Spahiu ka theksuar se, takimi mes dy lidëve mbrëmjen e sotme do të ndodhe vetëm, sepse e kërkon faktori ndërkombëtar, pasi sipas Spahiut, kryeministri dhe kreu i opozitës nuk janë takuar kur Kosova dhe Shqipëria ishin në krizë.

Ata kurrë nuk janë takuar për interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ata takohen vetëm për interesa personale. Për këtë arsye ne ju ftojmë të shikojmë për një zgjidhje tjetër. Nuk munden këta njerëz gjithmonë të drejtojnë shtetin shqiptar. Shqipëria ashtu si çdo vend në rajon kërkon ndryshimin. Shqipëria ashtu si çdo vend në rajon kërkon thyerjen e bipolarizimit. Nuk mund të ketë oligarki politike në Shqipëri dhe monopole. Nuk mund të ketë njerëz që tremben nga populli, takohen larg syve të tyre,- theksoi Spahiu.

Ndërsa, nesër është edhe raundi i dytë i votimit në parlament, kryesocialisti Rama do të zhvillojë mbrëmjen e sotme në kryesinë e Kuvendit takimin e kërkuar me kryeministrin Sali Berisha. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›