Ardhja e emigrantëve nga Greqia, radhë në Kakavijë

Dogana e Kakavijes
Gjirokastër, 25 Dhjetor, 11:26, NOA - Radhë të gjata në Pikën e Kalimit Kufitar me Greqinë, në Kakavijë. Gjatë 24 orëve të fundit kjo pikë ka shënuar ka numrin më të lartë të emigrantëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre me rastin e festave të fund vitit.
Burime nga policia bënë të ditur për agjencinë NOA se, vetëm në harkun e 24 orëve të fundit në tokën shqiptare kanë hyrë mbi 15 mijë qytetarë dhe 4 mijë automjete. Fluksi më i madh i emigrantëve është shënuar gjatë orëve të mëngjesit të djeshem ku rradha në tokën greke të automjeteve arinte deri në tre kilometra kjo edhe për shkak të kalimit të linjave të autobuzëve Greqi- Shqipëri.
Pikërisht për këtë arsye menjëherë përfaqësues të doganës kane zhvilluar një sërë takimesh me homologët e tyre grekë çka ka sjellë edhe rritjen e numrit të sporteleve nga kjo dogane nga 2 në 6-të. Numri i emigrantëve që kthehen në Shqipëri pritet të rritet në ditët në vijim.
k.b/NOA