Grabiten 1 milion leke ne kazino

Një milion lekë të reja ka qenë shuma e grabitur mëngjesin e të premtes në një kazino që ndodhet në rrugën Sulejman Delvina, pranë sheshit Willson në Tiranë. Sipas policisë dy persona kanë hyrë në ambientet e kazinosë dhe nën kërcënimin e armëve kanë mundur të zbrazin paratë e kasafortës. Autorët kanë mundur të largohen, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje për hetimet për zbardhjen e krimit. Sipas policisë autorët kanë patur maska dhe doreza dhe është mjaft e vështirë për të fiksuar gjurmë apo pamje identifikuese për ta. Policia ka kaluar në shërbime 12 orëshe dhe ka rritur masat e sigurisë për tentativat për kryerjen e grabitjeve apo krimeve të tjera tashmë që vëmendja kryesore e uniformave blu është në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.